×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmi terrorist në Vjenë, përveç Fejzullahit policia austriake ka kërkuar nga Shkupi të dhëna edhe për dy persona

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Policia Austriake është në kërkim edhe të dy personave të tjerë të cilët besohet se janë nga Maqedonia e Veriut e që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin e mbrëmshëm të cilësuar si terrorist në Vjenë, raporton Express nga Maqedonia. Bëhet fjalë për personat e dyshuar-atentator me inicialet U.A dhe A.G të cilët janë duke u kërkuar nga policia. Deri më tani një person është vrarë nga autoritet austriake si i përfshirë në këtë sulm terrorist. Bëhet fjalë për Kujtim Fejzullahin nga Maqedonia.

    Sipas informatave, kërkesa për të dhënat e dy personave të tjerë me inicialet U.A dhe A.G kanë ardhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Austrisë e cila ka kërkuar informata të detajuara nga më shumë sektor të Policisë në Ballkan, por edhe nga ajo maqedonase.

    Autoritet e Maqedonisë janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim. Me çka është zhvilluar bisedë telefonike në mes të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij austriak Sebastian Kurt ku është thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi i mëtutjeshëm për zbardhjen e rasteve dhe parandalimin e terrorizmit.

    Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”.

    I vrarë është edhe një sulmues, të cilin autoritetet e idenifikuan si Kujtim Fejzullahi, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se 14 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin në Vjenë.

    Ai shtoi se pas bastisjes së shtëpisë së sulmuesit, tashmë të vrarë, janë kryer edhe 18 bastisje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Korça është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e borës. Gjatë natës qyteti është përfshirë nga reshje bore, ndërka në zonat...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me...
    Bota/Rajoni16 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të premten se ka zgjedhur zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka marrë dje pjesë në organizimin për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. Të pranishmëe,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët e kohë pas kohe edhe me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.