Të hënën mbrëma ka ndodhur një sulm në qendër të Vjenës i cili i ka lënë disa persona të vrarë, sipas raportimeve, dhe shumë të lënduar.
Prej pamjeve nga vendi i ngjarjes shihen disa persona të plagosur të shtrirë nëpër rrugë.
Policia e Vjenës ka treguar se forca të mëdha të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po kthejnë rendin në kryeqytet. Shumë shpejt kanë treguar se do të dalin me detaje në lidhje mme sulmin.