Një terrorist dhe një kalimtar rasti të vrarë dhe tre zyrtarë policorë heronj është bilanci i shqiptarëve pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në Vienë të Austrisë.
E këtij sulmi nuk i shpëtuan as 5 civilë të pafajshëm që u vranë me armë zjarri nga 4 terrorist në Vjenë.
Rasti i mbrëmshëm që alarmoi botën për rikthimin e sulmeve nga grupet terroriste, rrezikon edhe Kosovën.
Kjo pasi që një numër i konsiderueshëm i shtetasve kosovarë janë të riatdhesuar nga grupet terroriste dhe vatrat e luftës në Siri.
Njohësit e sigurisë po vlerësojnë që Kosova nuk është imune ndaj këtyre sulmeve.
Kështu ata po kërkojnë rivlerësim të situatës së personave që janë riatdhesuar në Kosovë.
“Përderisa deri tash kemi qenë efektiv në parandalim të ndonjë sulmi potencial dhe aktualisht nuk ka indikacione për akte të tilla në Kosovë, kjo nuk na bën imun karshi sulmeve në të ardhmen. Kosova duhet të fokusohet në një vlerësim të rrezikut edhe në baza individuale për personat potencialisht të radikalizuar dhe ata që në një formë apo tjetrën kanë participu në organizatat terroriste viteve të kaluara”, ka thënë për Front Online, Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Sulmin terrorist në Vjenë e ka dënuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Në reagimin e tyre është thënë se kush e vret një person është sikur ta ketë vrarë gjithë njerëzimin.
“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” . Kurani. Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Sulm terrorist pati edhe javën e kaluar në Nice të Francës. 3 persona janë vrarë me thikë nga një sulmues çeçen brenda një kishe. Ky sulm vjen pasi një 18-vjeçar pakistanez plagosi me thikë dy persona jashtë zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, me të riun që pranoi se kreu sulmin për karikaturat e Profetit Muhamed. Ndërsa në fillim të këtij muaji, një profesori historie francez, Samuel Paty, iu pre koka në Paris për të njëjtat karikatura.
E alarmi për sulme të tilla është dhënë edhe në shtete të tjera evropiane dhe më gjerë.