×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi seksual ndaj të miturës, 63-vjeçari nesër do të dalë para gjykatës

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2023

    63-vjeçari i dyshuar për sulm seksual ndaj një të miture 15-vjeçare, nesër do të dalë para Gjykatës në Pejë.

    Zëdhënësi në Prokurorinë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se nesër do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Po, i njëjti është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale ‘dhunimi’ dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit gjatë ditës së sotme ka parashtruar edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ç’rast seanca pritet të mbahet nesër ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë”, ka thënë Nikçi në Info Magazine në Klan Kosova.

    “Ky rast ka të bëjë me një të mitur e cila dy javë më parë është raportuar e zhdukur nga prindërit e saj, dhe gjatë ditës së djeshme e njëjta është paraqitur në stacionin policor bashkë prindërit e saj dhe Policia pasi që ka pranuar informatat e duhura, ka arrestuar personin e dyshuar i cili gjendet tani në ndalim policor dhe njëkohësisht nesër do të dalë para gjykatës ku do të shqyrtohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij”, ka thënë Shkodran Nikçi.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.