Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka dënuar sulmin me granatë që u bë në Postën e Kosovës në qendrën e këtij qyteti.
Sipas një postimi në Facebook, Peci e ka cilësuar këtë akt si “një provokim të rrezikshëm dhe vepër e organizuar terroriste kundër qetësisë dhe stabilitetit në komunës”.
“Ky sulm është një tentativë e qartë për të destabilizuar rajonin dhe për të shkaktuar frikë te qytetarët. Autorët duhet të gjenden dhe të paraqiten përpara drejtësisë”, ka deklaruar ai.
Ky incident, i cili ndodhi në orët e mëngjesit, ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.