Në fillim të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, sulmi në zemër i Christian Eriksenit mori vëmendjen e gjithë botës.
Futbollisti i Danimarkës pësoi infrakt në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës duke humbur vetëdijen, shkruan FrontOnline.
Megjithatë, fatmirësisht, tashmë gjendja e Eriksenit është stabilizuar dhe ai ndodhet në shtëpi.
Madje, danezi i është nënshtruar një operacioni, ku i është vendosur një defribilator.
Duke parë këtë rast, mund të themi se kjo pajisje është më shumë se e nevojshme dhe duhet të jetë me patjetër e pranishme për asistencën mjekësore në stadiume.
Anglia ka parë qartë situatën dhe ka vendosur të marrë menjëherë masa.
Premierliga ka njoftuar se do të dhurojë defibrilatorë të jashtëm të automatizuar në më shumë se dy mijë fusha në gjithë Anglinë, si masë parandaluese e ndonjë ngjarje të ngjashme me atë të Christian Eriksen./FrontOnline/