Shtatë persona besohet të kenë vdekur dhe disa persona janë lënduar pas të shtënave në qendër në Vjenë të Austrisë.
Ministri i Brendshëm në Austri, Karl Nehammer e përshkroi incidentin si terrorist teksa deklaroi se një sulmues ka vdekur në kryeqytet, shkruan BBC
Një sulmues tjetër ishte “në arrati”, tha ai, teksa shtoi se një operacion i sigurisë në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar.
Incidenti ndodhi afër sheshit qendror Schwedenplatz.
Policia u ka bërë thirrje njerëzve që të shmangin zonën dhe të mos marrin transportin publik.
“Për momentin mund të konfirmoj se besojmë se ky është një sulm i dukshëm terrorist,” i tha Nehammer.
Nehammer tha se disa njerëz mendohet se ishin vrarë dhe disa të plagosur rëndë, përfshirë një oficer policie.