Ekspertët thonë se Kosova nuk është imune ndaj sulmeve terroriste.
Të hënën në mbrëmje, Vjena u trondit nga një sulm terrorist.
Në kryeqytetin e Austrisë, persona të armatosur qëlluan pa mëshirë kushdo që u dilte përpara, ndërsa prapa vetës lanë 4 viktima e dhjetëra të plagosur.
Kjo bëri që thuajse e gjithë Evropa ti shtoj masat e sigurisë.
Gjithë kjo situatë ka vënë në lëvizje edhe autoritetet e sigurisë së Kosovës.