×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi në Ibër Lepenc dhe kërkesa drejtuar Serbisë për informata, BE në Kosovë: Deri tani nuk kemi përgjigje nga autoritetet serbe

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2024 në Varage të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Pas sulmit, autoritetet e Kosovës njoftuan se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur mbi 15 kilogramë eksploziv, sulm ky që nga autoritetet u cilësua si terrorist.

    Madje, ekspertët e sigurisë patën theksuar se përmasat e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit i kalojnë ato të Banjskës, pasi qëllimi ishte të dëmtohej infrastruktura kryesore e shtetit dhe do të afektonte direkt qytetarët.

    E pas sulmit në Ibër Lepenc, zyrtarë shtetërorë të Republikës së Kosovës theksuan se akti terrorist është i drejtuar nga Serbia.

    Pas këtij sulmi, autoritetet shtetërore të Kosovës përmes Zyrës së BE-së kanë kërkuar informata nga autoritetet në Beograd, por që deri tani nuk ka përgjigje.

    Lidhur me këtë, zëdhënësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ioanna Lachana në një deklaratë për Telegrafin tha se kërkesa për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025, por deri më sot nuk ka marr përgjigje.

    “Pas sulmit në kanalin Ibër Lepenc në veri të Kosovës, Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së ka pranuar një letër nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës më 13 janar 2025, e cila ka transmetuar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga Prokuroria Speciale e Kosovës tek autoritetet përkatëse në Serbi.

    E njëjta kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike u dërgua përmes Delegacionit të BE-së në Beograd në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë më 15 janar 2025. Deri më sot, asnjë përgjigje nuk është marrë nga autoritetet serbe”, tha ajo për Telegrafi.

    Tutje, Lachana theksoi se në dhjetor 2024, Këshilli shprehu pritshmërinë e tij që autorët të kapeshin dhe të sillen para drejtësisë.

    Këshilli gjithashtu u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të bashkëpunojnë plotësisht me autoritetet përkatëse.

    Ndryshe, në masën e paraburgimit lidhur me sulmin në Ibër Lepenc janë dy të dyshuar, vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2025
    Udhëheqësja e Tubimit Kombëtar Francez, Marine Le Pen, është shpallur fajtore në rastin e përvetësimit të fondeve të Bashkimit Evropian. Udhëheqësja e...
    Lajme31 Mars 2025
    Shqiptarët bëjnë pjesë tek ajo pjesë e botës islamike më e moderuar. Kështu tha në Klan Kosova, historiani Azdren Shala. “Zakonisht në...
    Lajme31 Mars 2025
    Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mëngjesin e sotëm ka shpërndarë hartën e cila përfshin edhe votat e mërgatës, me kusht dhe të...
    Lajme31 Mars 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se edhe gjatë këtyre pushimeve festive ekipi i mirëmbajtjes po punon për ta...
    Lajme31 Mars 2025
    Një person ka humbur jetën të dielën në Drenas, derisa ishte në vendin e tij të punës. Policia njofton se viktima mashkull...
    Lajme31 Mars 2025
    Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar partinë në pushtet për zvarritje të qëllimshme të procesit të krijimit të...
    Lajme31 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, është deklaruar për “Front Online” ndaj paralajmërimit për shtrenjtimin e rrymës për 15%, duke thënë se...
    Lajme31 Mars 2025
    Një grua, shtetase e huaj ditën e Bajramit dyshohet se është rrahur nga bashkëjetuesi i saj në Malishevë. Policia e Kosovës këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.