Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policor në vend, duke shtuar se këto sulme nuk guxojnë të ndodhin, e aq më pak nga qytetarët e vendit.
“Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në të gjitha aspektet dhe në të gjitha nevojat që janë duke ju kërkuar, ku të gjitha këto punë të Policisë së Kosovës janë të bazuar në legjislacionin e vendit.
Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës jemi në mbrojtjeje dhe përkrahjen të zyrtareve policorë për mirëqenien , sigurinë dhe të drejtën e tyre dënojmë ashpër sulmet e fundit që janë bërë në drejtim të çdo zyrtari policorë , kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndaj Policisë së vendit. Sepse jemi ne, Policia e Kosovës të parët në luftimin e çfarëdo të keqe që i kanoset dhe i ndodh qytetarit dhe vendit tonë, andaj presim mbështetje e jo sulme”, thuhet në njoftimin për media.
Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se çdo ditë parashtrojnë kërkesa të ndryshme tek institucionet e vendit për të përmirësuar sadopak dinjitetin dhe mirëqenien e çdo zyrtari policor, e tashmë duhemi që në të reagojmë edhe ndaj sulmeve që po na bëhen nga qytetarët tonë.
“Kështu që edhe njëherë dënojmë fuqishëm sulmet e çdo pjesëtari të Policisë dhe kërkojmë që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër kriminalitetit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik për shëndetin e tyre që po bënë për më shumë se një vit kundër Pandemisë COVID–19”, thuhet në njoftim.