Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Alush Gashi, e ka dënuar në termat më të ashpër sulmin ndaj Nënkryetarit të kësaj partie dhe Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Gashi ka thënë se ky sulm është kundër vlerave demokratike dhe respektit për lidershipin paqësor
“Në termat më të ashpër të mundshëm dënoj sulmin e paprovokuar fizik ndaj nënkryetarit të LDK-së dhe kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, përkushtimi i të cilit për paqen dhe shërbimin ndaj popullit është i admirueshëm. Ky sulm është kundër vlerave demokratike dhe respektit për lidershipin paqësor.
Duke i uruar shërim të shpejtë mikut tim, Gazi, jam i bindur se sulmi i sotëm nuk do të sjellë frikë dhe nuk do të ndalë punën e tij të vazhdueshme për njerëzit. U bëj thirrje institucioneve të sundimit të ligjit të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, ka shkruar Gashi.