Policia austriake dhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare e kanë parandaluar një sulm në koncertin e këngëtares së njohur Taylor Swift.
Lidhur me rastin raportohet se janë arrestuar dy persona, njëri prej të cilit 19-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se kishte planifikuar sulmin terrorist.
I riu shqiptar kishte ardhur në Vjenë me prindërit e tij dhe më vonë u shpërngul me ta në Terniz (Neunkirchen, Austria e Ulët), raportojnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv
Sipas mediave austriake, në Terniz u sekuestruan lëndë kimike që thuhet se janë të përshtatshme për ndërtimin e një bombe.
19-vjeçari mësohet se i kishte vjedhur nga kompania e përpunimit të metaleve ku ka punuar për herë të fundit.
Sipas policisë, ai kohët e fundit u betua për besnikëri të përjetshme ndaj të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (IS).
Lidhur me rastin ka reaguar kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Ai tha se situata rreth sulmit terrorist të planifikuar ishte shumë e rëndë, ndërsa shtoi se u parandalua një tragjedi.