×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulm*i i Iranit, MPJD njofton se 26 kosovarë gjenden në Izrael: S’ka të lënduar

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Mbrëmjen e së martes Izraeli u sulmua nga Irani me 181 raketa.

    Andaj, mbi 10 milionë izraelitë u detyruan të evakuuohen dhe të strehohen në vendet e sigurta.

    Deri më tani raportohet se janë regjistruar nëntë viktima nga ky sulm.

    Klankosova.tv u interesua dhe pyeti në Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, lidhur me numrin e kosovarëve që gjenden në zonat e konfliktit në Liban dhe Izrael.

    Leutrim Sahiti, këshilltar politik i ministres Donika Gërvalla – Schwarz, bëri të ditur se në Izrael janë 26 kosovarë.

    “Kryesisht të angazhuar me punë në organizata ndërkombëtare. Në këtë grup hyjnë edhe katër shtetase të mitura që janë nxënëse në shkollat e mesme në Izrael”, tha Sahiti në një përgjigje për Klankosova.tv

    Sahiti tutje konfirmoi se nuk ka asnjë të lënduar në mesin e tyre nga sulmi i fundit i Iranit ndaj Izraelit.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, ka qenë në komunikim të vazhdueshëm, me të gjithë qytetarët tonë që aktualisht ndodhen në shtetin e Izraelit dhe gjendja e tyre është e mirë”, theksoi ai.

    Ai theksoi se Ambasada ka qenë po ashtu në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet izraelite, dhe sipas informacioneve zyrtare nuk ka pasur plane për evakuime brenda shtetit të izraelit, ose të shtetasve të huaj për largim nga Izraeli, pasi aeroportet dhe hapësira ajrore kanë qenë të mbyllura.

    “Nga mëngjesi i sotëm gradualisht ka filluar të operojë aeroporti Ben Gurion, me disa fluturime të rregullta”, shtoi Sahiti në përgjigjen e tij për Klankosova.tv

    “Ndërsa nisur nga fakti që Republika e Kosovës nuk ka prezencë diplomatike në Liban, zyrtarisht nuk kemi të dhëna zyrtare lidhur me numrin e shtetasve kosovarë që jetojnë atje”.

    Këshilltari politik i ministres Gërvalla, ndër të tjera tha se megjithatë se ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael (Jerusalem), si dhe ambasada e Republikës së Kosovës në Arabi Saudite (Riad), janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar secilin qytetarë të Kosovës që ndodhet në këtë zonë të konfliktit.

    “Për këtë arsye MPJD ka vënë në shërbim linja telefoni emergjente që i gjeni më poshtë, ku të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë në atë shtet mund të kontaktojnë dhe të kërkojnë ndihmë 24/7”, tha ai.

    Numrat e telefonit në dispozicion:

    Izrael:

    +972 586340450
    +972 525033152

    Arabi Saudite:

    + 971 54 7092109

    + 966 11 453 5799

    Turqi:

    +90 5311 056 391

    +900 312 446 70 54

    Kosovë:

    +383 46 41 00 41

    +383 46 51 00 51

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara ka biseduar me Drilonin rreth situatës së tyre brenda Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ia tha troç Drilonit se “unë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.