Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, dhe çdo përkujtim në nderim të kësaj dite.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se këtë përkrahje të vazhdueshme nuk do ta harrojnë kurë.
“Ne i jemi thellësisht mirënjohës popullit dhe partnerëve kosovarë në mbarë botën që kanë qëndruar me ne në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtje të demokracisë dhe në ndjekjen e një bote të drejtë dhe paqësore. Nuk do të harrojmë kurrë”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv