Për shkak të sulmit terrorist që ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së hënës në Austri, këtë të martë shkollat në Vjenë nuk do të punojnë.
Këtë e ka thënë në një konferencë pas mesnatës, Ministri i Mbrojtjes i Austrisë, Karl Nehammer, i cili është shprehur:
“Është një ditë e rënë për Austrinë ndër vite”.
“Një terrorist është eliminuar kurse një tjetër është i lirë. Ju lutem që të qëndroni në shtëpi! Nesër nuk do të zhvillohet mësimi i obligueshëm në shkollat e Vjenës”, ka thënë ai.
“Me këtë situatë mund të përballemi vetëm bashkë, nëse jemi të disiplinuar”, ka theksuar ai duke shprehur ngushëllime për viktimat.