Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, në natën që ndodhi sulmi në Ibër Lepenc mbajti një konferencë për media.Në atë konferencë, i pari i vendit hedhi akuza në drejtim të mediave për keqinformim dhe për luftë hibride.
Mbi këtë çështje, gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi ka thënë se është e quditshme se si i pari i vendit që nga koha e ardhjes së tij në pushtet ka shfaq një betejë me mediat, për faktin se të njejtat kanë ekspozuar skandale të kësaj qeverie.Ai theksoi se në këtë konferencë akuzoi mediat, në mënyrë të pabazë.
“Është e quditshme se si kryeminstri Kurti që nga ardhja e tij në pushtet betejë të vazhdueshme e ka pasë me media, sidomos me mediat online. Për faktin se këto të fundit kanë ekspozuar skandale të vazhdueshme ndaj qeverisë Kurti dhe ndaj komunave të ndryshme të Kosovës. Në konferencën e fundit në të cilën iu drejtua gazetarëve, ai më shumë u marrë me gazetarët sesa me ata prej nga dyshonte se vinte sulmi në këtë rast Serbia. Akuzoi me akuza të pabaza dhe të paqena gazetare në vend se të merret me problemin real që kishte ndodhur, ndonëse gazetarët e pritnin në konferencë për media, kryeministrin e Kosovës”, u shpreh Hamidi në një intervsitë dhënë për GazetaBlic.
Po ashtu, Hamidi tha se një gjë e tillë është duke ndodhur që katër vitet e fundit.
Kështu shtoi se kryeminstri Kurti në kohën kur ishte në opozitë përdorte skandalet e publikuara nga mediat për të ‘goditur’ pozitën.
“Kjo është një situatë që po na ndodh që katër vite, akuza të vazhdueshme nga ministra të ndryshme, nga kryetarë të komunave, nga këshilltarë të lartë në Qeverinë Kurti janë që katër vite dhe nuk është asgjë e re për neve, mirëpo mediat janë duke e bërë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur, dhe pa u ndikuar nga politika. Ka pasur edhe në të kaluarën që kanë akuzuar mediat, mirëpo asnjëherë nuk janë zbraps, nuk do të zbrapsen as këtë herë për sulme të tilla që vijnë nga kjo qeveri e Kosovës. E, kryeminsitri Kurti në të kalurën sa ishte lider i opozitës, disa herë ka protestuar ndaj skandaleve të cilat i kishin ekspozuar mediat në atë kohë, mirëpo të njejtat media tash i akuzon për luftë hibride apo për akuza të tjera të pabaza”, potencoi ai.
Së fundmi, Faruk Mujka, kryeshef i Ibër Lepencit, përmes një shkrim në Facebook, e kishte cilësuar punën e gazetarës së KTV-së, Mimoza Koprani Muçaj, si “skajshmërisht të poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik për përhapjen e gënjeshtrave dhe denigrimin e personave që pengojnë qëllimet e tyre”.
E gjithë kjo erdhi me pyetjet që gazetarja ia kishte bërë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për dëmet që i kishte pësuar kanali i ujit i Ibër-Lepencit nga një shpërthim javën e kaluar në veri. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Beogradi zyrtar.
E për këtë, Hamidi vlerësoi kjo qeveri i ushqen të gjithë militantët e saj të bëjnë akuza ndaj mediave.
“Mendoj që jo vetëm Faruk Mujka, por të gjithë zyrtarët e lartë e Lëvizjes Vetëvendosjes bëjnë akuza të tilla, akuza të pabaza dhe të paqëndrueshme, u pa edhe nga reagimet e shumëta që ndodhën në mbrojte të gazetares, të Asociacionit dhe të gazetarëve të ndryshëm. Padyshim nuk është aspak për të u quditur sepse kjo qeveri i ushqen edhe të gjithë militantët e saj të bëjnë akuza ndaj gazetarëve të caktuar apo edhe mediave”, përfundoi ai.