×
  • Opinione
  • Opinione

    Sulm terrorist apo betejë folklorike në Kosovë?!

    Piro Ahmetaj
    06 Dhjetor 2024

    Nga Gjeneral Piro Ahmetaj:

    Sigurisht po e ndjek me interes/shqetësim të shtuar, situatën e sigurisë në Kosovë pas shpërthimit të tubacioneve të ujit në “IbërLepenci”. Ndërkohë kam refuzuar (me vetëdije) t’i bashkohem histerisë patriotiko– folklorike, që demonstrohet jo vetëm nga media, opinionistët e gjithëditur, por fatkeqësisht edhe nga faktorët politik, institucionet dhe autoritetet përgjegjëse të sigurisë dhe mbrojtjen kombëtare.

    Gjithsesi, në kapacitetin e një ndër ekspertëve (shpresoj jo i panjohur/unknown) për çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit dhe NATO-s, në vijim gjeni përmbledhje strategjike rreth peshës, përqasjes, gjetjeve si dhe të rekomandimeve për përballjen me këtë akt terrorist të radhës:

    Pikësëpari, si definicion, por mbi të gjitha për impaktet, kundër një infrastrukture me rëndësi kritike (për furnizimin me ujë dhe energji të rreth 1 milion, pra gjysmën e popullsisë, ose bashkëqytetarëve kosovarë, serb etj.), e çmoj si një sulm terrorist kundër një shteti Sovran. Kjo pasi: “Nuk është dëmtuar një ujësjellës fshati, si e tillë, nuk mund të konsiderohet kurrsesi betejë e rëndomtë për konkurrencë tregu…”, apo jo?

    Kështu, pa asnjë mëdyshje, e dënoj këtë sulm barbar (njëherësh bande-burracakësh), si dhe i bashkohem apelit për institucionet ligjzbatuese: “Të zbardhin me profesionalizëm, integritet dhe sa më shpejt ngjarjen duke vënë para drejtësisë frymëzuesit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij akti terrorist”!

    Ndërsa nuk jam as gjykatës, as prokuror ndërkombëtar që “të vendos gishtin mbi fajtorët”, patjetër e gjej të ngjashëm, të frymëzuar dhe të orkestruar me interesat gjeopolitike të Kremlinit në rajon si dhe sulmet neo-naziste të Rusisë Putiniste (përgjatë 34 muajve) kundër infrastrukturave kritike të Ukrainës, si linjat/ depot e naftës/gazit; tubat e amoniakut Togliatti-Odessa; digave të hidrocentraleve, spitalet, shkollat etj..

    Nga ana tjetër (me shumë keqardhje), e gjej edhe neveritëse njëherësh, luftën populisto-elektorale mes vendit, pra se kush prej faktorëve politik, autoriteteve shtetërore, analistëve dhe ushtrisë së sekserëve rreth pushteteve në Prishtinë dhe Tiranë, do të bëjë statusin e “patriotit më të zjarrtë në fushëbetejën digjitale”?!

    Si shembullin më tipik sjell në vëmendje demonstrimin folklorik të forcës (pas pilafit), të qeverisë “Kurti”, cinikisht i shoqëruar edhe nga shefi Shërbimit të Inteligjencës, i cili në vend të bënte foto/shfaqje bolshevike me “çizme dhe lopata në krah të eprorit/KM”, do të duhej të jepte dorëheqjen për “(keq)dështimin e ShIK në përmbushjen e misionit”, pra të (mos)parandalimit dhe zbulimit të akteve të përsëritura terroriste me impakte kritike ndaj sigurisë së Kosovës. Shënim shtesë: “Dorëheqja nuk është një akt personal (siç perceptohet), por një standard perëndimor i përgjegjshmërisë shtetërore.

    Së dyti, riciklimi i sulmeve terroriste apo maktheve të Millosheviçit 25 vjet mbas humbjes turpëruese të luftës gjakatare, mund të ushqejnë agjendën radikalëve në Beograd; interesat e krimit të organizuar, apo “sorrat rreth liqenit Ujmanit …”, por kurrsesi nuk munden të trembin kombin shqiptar, si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)!

    Për më qartë, Serbia do të duhet të harrojë ëndrrat/paranojat Staliniste si dhe oshilacionet e Millosheviçit, pasi kufijtë dhe harta gjeopolitike e Republikës së Kosovës janë skalitur me gjakun e dëshmorëve të kombit, fuqia ushtarake e USA/NATO më 1999 si dhe sakrificat e luftëtarëve në shekuj.

    Prandaj, për aktorët mendjehapur edhe në Beograd përsëris thirrjen: “Të mos lejojnë që qeveria e Vuçiç sot, etj., mbas tij, të shpenzojnë kot stërkoti mbi 1.5 miliardë euro në vit nga mundi i popullit serb (për armatosjen nga me tanke ‘Mig29’, ‘Rafale’, helikopter, raketa dhe dronë vrasës), pasi asnjë nga vendet ndërkufitare (përfshi Kosovën) apo Aleancën nuk e rrezikon sovranitetin e Serbisë”!

    Së treti, jo vetëm si ekspert, por me përulësi vëllazërore do t’i këshilloja faktorët politikë të Kosovës që të lënë adresimet populiste dhe llogaritë elektorale, por: “Aktet terroriste dhe kërcënimet ndaj sovranitetit të Republikës së Kosovës”, t’i adresojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore për të ndërtuar Kosovën moderne/ demokratike (përtej prezencës së NATO-s, që nuk do të jetë e përjetshme); vendin ku qytetarët, pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të ndihen të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës, nga “konsumatore në kontribuuese” për paqen, stabilitetin dhe integrimin në NATO/BE.

    Për më tepër, përsëris edhe thirrjen ndaj faktorëve politikë dhe aktorëve shtetërore në të dy anët e kombit (Tiranës dhe Prishtinës zyrtare), që ta tejkalojnë luftën donkishoteske për privatizimin e partive politike dhe përjetësimin e pushtetit, por të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe interesave (mbarë)kombëtare, duke i dhënë jetë platformës “dy shtete sovrane një komb i vetëm”, pra duke ngritur kapacitete të përbashkëta: “Inteligjencën, për emergjencat civile, arsimimin, stërvitjet, misione ndërkombëtare, rreziqet kibernetike etj.”. Gjithsesi, qartësoj se “me këtë projekt të vonuar nuk do shpikim Në vitin 2018, kur Federata Panshqiptare “Vatra” e nderoi me një çmim special, pata fatin të mbaj fjalimin prezantues. Ka marrë shumë çmime e nderime, por gëzimi më i madh që ka pasur ishte pavarësia e Kosovës dhe ardhja e demokracisë në Shqipëri. I paharruar qoftë kujtimi i prof. Sami Repishtit! rrotën”, pasi të tilla përqasje janë aplikuar me sukses edhe nga 3 vendet e Beneluks-it, (Belgjikë, Holandë, Luksemburg); 3 vendet nordike (Norvegji, Finlandë, Suedi); pa përmendur qasjen e dy vendeve të NATO-s (Turqisë dhe Greqisë) në raport me sovranitetin e Qipros, pra ndaj një vendi anëtar të BE-së! Ndërsa, aktorët dhe strategët/kolegët në rajon, Uashington, Bruksel, etj., do t’u sugjeroja që perspektivën e paqes, status-quonë/interesat gjeopolitike të USA/NATO në Ballkan, do duhet ta parakushtëzojnë jo me qasje burokratike, ndaj zgjimit të aleancave historike, as riciklimit të garës së armatimeve etj., por me “imponimin” e dy Masave të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi zyrtar se: “(1) do të ruajë balancat e fuqisë ushtarake sulmuese, pra tanke, Mig -29, Rafale (francez), raketa ruso-kineze etj., deri në masën që të mos kërcënojë fqinjët (posaçërisht Kosovën); (2) nuk do të vendosen as instalime dhe aktivitete ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësore), në kufijtë ndërshtetërorë.

    Në shtesë, përfshi dalldisjen e z. Vuçiç për t’i shpallur luftë Kosovës, rajonit dhe NATOs(!), edhe ky sulm terrorist tregon se me gjithë përpjekjet dhe progresin 25-vjeçar për t’u larguar nga urrejtja dhe gjakderdhja shekullore, fatkeqësisht paqja, siguria, stabiliteti demokratik dhe ardhmëria euro-atlantike për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (përfshi vetë Serbinë), mbeten ende të kërcënuara nga Beogradi dhe Moska.

    Ndërsa duke u përulur për sakrificën sublime të dëshmorëve të atdheut dhe mirënjohjen për rolin kritik të USA/NATO në rajon, më duhet të përsëris thirrjen ulëritëse: “Vëllezër, qëndroni vigjilentë, pasi paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”. Kështu, shpresoj që edhe ky sulm terrorist t’u shërbejë mbarë shqiptarëve si “sirena alarmi” për të qëndruar zgjuar, punuar dhe luftuar çdo ditë kundër rikthimit tek errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes mes popujve të Ballkanit.

    Së fundmi, përtej riciklimit të akteve terroriste, “armatosjen deri në dhëmbë” të Serbisë apo rajonit, si dhe (keq)shpërdorimin e Beogradit për agjendën e Putinit, besoj edhe më fortë se paqja mbetet misioni i vetëm, në interes të bashkëjetesës paqësore, mirëqenies së qytetarëve si dhe ardhmërisë euroatlatike të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, pra Shqipërisë, Kosovës, MV, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

    Nga Rubrika
    Opinione24 Dhjetor 2024
    Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...
    Opinione20 Dhjetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Mosrespektimi ose shpërfillja e simboleve shtetërore nga një parti politike pjesë e sistemit politik shtetëror, veçanërisht kur bëhet fjalë...
    Të tjera
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka emëruar më parë dy idhujt e tij të futbollit, pasi ka luajtur kundër të dy lojtarëve gjatë karrierës së...
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është liruar nga spitali pas trajtimit për ethe. Kështu ka thënë një zëdhënës i Clintonit të enjten, një...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gresa dhe Xuxi kanë diskutuar për takimin e saj me prindërit që ndodhi mbrëmë në spektaklin ‘Prime’. Edhe pse dy konkurrentët janë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro në vit për bursa të studentëve janë më shumë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.