Njoftohet se në qendër të Vjenës të hënën në mbrëmje pati të shtëna në drejtim të një sinagoge. Ka pasur disa të plagosur, njofton policia në Twitter. Burime tjera shkruajnë për të paktën dy viktima. Një polic që ka qenë në vendin e ngjarjes ka pësuar lëndime të rënda dhe është në rrezik për jetën.
Ministria e Brendshme e Austrisë, duke folur për agjencinë austriake të lajmeve APA është shprehur behet fjalë për një sulm terrorist ose sulm “amok”, transmeton albinfo.ch. Njëri nga kryesit e sulmit thuhet se ka vdekur, ndërsa një tjetër mund të jetë në arrati.
“Ne jemi me të gjitha forcat e mundshme në veprim” ka shkruar policia në Twitter. “Ju lutemi shmangni të gjitha vendet publike në zonën e qytetit” thuhet në njoftimin e bërë nga ajo. Shumë njerëz janë larguan me panik nga zona e rrezikut.
Sipas raporteve të medias, një sulmues mbante rreth trupit një rrip me materie shpërthyese të cilën e ka aktivizuar. Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale mund të dëgjohen të shtëna ga armë gjysmë automatike.