Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hanover të Gjermanisë.
Gjakderdhje u pa në dyshemenë e garazhit nëntokësor, në shkallë, në doreza dyersh dhe në muret e një ndërtese
Rreth orës 16:45 dje kalimtarë të rastit njoftuan policinë për një burrë të gjakosur rëndë që u gjet pranë garazhit nëntokësor në rrugën Alemannstraße, në zonën Nordstadt të Hanoverit.
Zyrtarët e rendit dhe ndihma e shpejtë arritën sipas bild, menjëherë në vendngjarje.
Aktualisht, rasti po hetohet si një sulm i dhunshëm dhe autoritetet po mbledhin prova nga vendi i krimit për të zbuluar rrethanat dhe autorët e mundshëm.
Burri i plagosur është transportuar në spital dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike.
Hetimet vazhdojnë.