×
  • Lajme
  • Lajme

    “Suksesi i një qeverie nuk varet nga numrat”, Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se suksesi i një qeverie nuk varet ekskluzivisht nga numrat.

    “Sikur të varej nga numrat, kjo qeveri e cila ka udhëhequr Kosovën deri më sot, ka pas pushtet absolut dhe nga e njëjta listë zgjedhore kanë dal bartësit e të gjitha institucionet të Republikës së Kosovës”. Çfarë ka prodhuar?, ka pyetur Çitaku.

    “Stabiliteti nuk varet nga numrat, as efikasiteti, as suksesi në punë, ato varen nga planet, projektet”, ka thënë ajo.

    Tutje sekretarja e PDK-së ka thënë se partia e saj ka “tërësisht botëkuptime të kundërta” me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Sipas saj, Vetëvendosje e sheh qeverinë si instrument për të nënshtruar qytetarin dhe për ta mbajtur të varur nga ai (LVV).

    “Ne e shohim qeverinë si instrument për të pavarësuar qytetarin”, ka thënë Çitaku në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare. Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-luftëtarin e UÇK-së, Salih Musaftën, i burgosur në Hagë, e vizitoi mbesa e tij, Arta Mustafa. Përmes një reagimi në Facebook, Arta...
    Lajme05 Prill 2025
    Posta e Kosovës ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut, një iniciativë e rëndësishme që rrit sigurinë dhe përgjegjësinë...
    Të tjera
    Sport05 Prill 2025
    Mosmarrëveshja e Barcelonës për kufirin e tyre të pagave është një dëshmi se planifikimi për afatin kalimtar veror para kohës është diçka...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar për “Front Online” se punonjësit e KEK-ut do të jenë pranë...
    Kronika05 Prill 2025
    Një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve në Mitrovicë të Veriut, la të lënduar një person. Sipas policisë, i lënduari është duke u...
    Kronika05 Prill 2025
    Një incident zjarri ka ndodhur në Kaçanik ditën e djeshme, ku përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Siç njofton policia e...
    Kronika05 Prill 2025
    Përgjatë ditës së premte, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 345 gjoba trafiku. Po gjatë ditës së djeshme, sipas të...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.