Laura Fazliu e ka siguruar një sukses të madh në Kampionatin Evropian të xhudos.
Në kompeticionin që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, Fazliu e ka zënë vendin e pestë në Evropë, shkruan FrontOnline.
Ky është suksesi më i madh i Laurës në kategorinë e seniorëve, saktësisht në peshën deri 63 kilogramë.
Gjithashtu, ajo ka tubuar 252 pikë olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo2020”.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/posts/5369110366494292?__cft__[0]=AZWTyxh_f1oSLbhWU-NGA2u5IcC9pudVSbdrJn6ot_JnjwpEg_4kH0lJJX0ntvNr6l1TwdGvQdIITwmxLefBA5yj8VcrXClqVmOYYmb0G7F6RfLcMoqgjWLtHOce0VLbJS5c8dXU8X1dBiXAGHRZXZr9&__tn__=%2CO%2CP-R
Vendi i pestë në Evropë, është suksesi më i madh i Laurës për seniore.
Xhudistja jonë në luftën e parë në repesazh mundi italianen, Maria Centrachio. Në çerekfinale u mposht nga rusja Daria Davydova.
Paraprakisht, ajo kishte shënuar dy fitore, ndaj Dena Pohl të Gjermanisë dhe Juul Franssen të Holandes.
Ndërkaq, në luftën për medalje të bronztë, ajo dështoi të fitojë, duke zënë kështu vendin e pestë./FrontOnline/