Klubi i futbollit, Tërnoci është ngritur për herë të parë në Ligën e Katërt të Serbisë, në rajonin e Nishit, raporton FrontOnline.
Dueli për vendin e parë ishte mjaft i ashpër me skuadrën tjetër shqiptare, KF Lugina Presheve, e cila mbeti në vendin e dytë dhe do të konkurrojë sëish vitin tjetër për t’u ngjitur në Ligën e Katërt.
Tërnoci dhe KF Lugina janë të vetmet skuadrat shqiptare në Serbi.
Tërnoci është skuadër nga fshati me të njejtin emër pranë qytetit të Bujanocit.
Disa futbollistë që i kanë nisur hapat e parë të tyre te ky klub janë Arbnor Fejzullahu dhe vëllezërit Shqiprim Taipi e Gjelbrim Taipi.
Gjithashtu, Berat Gjimshiti i Shqipërisë edhe Betim Fazilja i Kosovës e kanë origjinën nga ky fshat./FrontOnline/