Data 16 maj 2021 do të mbahet mend një kohë të gjatë në historinë e klubit shqiptar, Struga TrimnLum, përcjell FrontOnline.
Struga Trim Lum në ndeshjen vendimtare mundi Sileksin në Kratovë me rezultatin minimal 0:1 duke siguruar për herë të parë në historinë gjashtëvjeçare të themelimit edhe një vend për në garat evropiane.
Ky është me të vërtetë një sukses i jashtëzakonshëm për skuadrën nga qyteti i bukur i Strugës, që sonte do të festojë deri vonë këtë sukses historik.
Heroi i fitores së 15-të kampionale doli të jetë Abdylhadi Jahja, i cili shënoi në minutën e 67-të.
Kjo fitore e skuadrës shqiptare përfiton edhe më shumë në peshë, kjo pasi Struga Trim Lum nga minuta e 28-të luajti me një futbollistë më pak në fushë, pas kartonit të kuq (dy kartonë të verdhë) të sulmuesit Marjan Altiparmakovski.
Falë fitores së sotme, Struga Trim Lum siguroi vendin e tretë në renditjen tabelare.
Pas 33 xhirove, skuadra nga Struga ka grumbulluar 57 pikë, duke lënë pas vetes konkurentin kryesor për pozitën e tretë, Makedonija G .P.
Kështu Struga Trim Lum iu bashkohet dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe Shkupit, skuadra këto që do të marrin pjesë në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, gjegjësisht në Ligën e Evropës./FrontOnline/