Në Big Brother VIP Albania banorët përballen vazhdimisht me lojëra të ndryshme.
Në lojën që patën gjatë kësaj jave atë të imitimeve, pati tre persona fitues: Kiara Tito, Gerti dhe Elvis Pupa.
Ata kishin një avantazh që të kërkonin ndonjë gjë nga ‘Vëllai i Madh’ dhe për këtë moderatorja kërkoi diçka të bukur për të dhe partnerin e saj, Luizin.
Atyre iu bë një ambient romantik, një suitë, në të cilën do të qëndrojnë veçmas deri të martën.
Çifti dukeshin të lumtur dhe menjëherë pas spektaklit u larguan për në dhomë, ku do hanin një darkë po ashtu larg të tjerëve.
Ata tashmë po shijojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit duke ndarë me publikun edhe momente tejet të bukura e romantike.
Theksojmë që mbrëmë nga Big Brother VIP Albania u largua Armaldo Kllogjeri.