Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy djem të moshës së mitur pasi përmes një profili të falsifikuar të një rrjeti social i kanë kërkuar një djali po ashtu të mitur 150 euro në mënyrë që të mos ia publikojnë disa foto komprometuese.
Janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona celularë, ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit të dyshuarit u dërguan në mbajtje.