Një person është arrestuar sot në fshatin Sallagrazhd të Suharekës për shkak se dyshohet që ka shtënë me armë në një gazmend familjar pas mesnatës.
Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar një AK 47 dhe karikatori i armës.
“Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë”, thuhet në njoftimin e policisë
I dyshuari është me inicialet S. N. 27 vjeç, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.