Ruzhdi Kurtishaj, kandidat më numër 91 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët në komunën e Suharekës, por edhe komuna tjera të Kosovës.
Kurtishaj, i cili që dy dekadat e fundit ka dhënë kontributin e tij në zhvillimin e sektorit privat gjatë takimeve të shumta që ka pasur me qytetaret gjatë dy javëve të fundit është zotuar për angazhim maksimal në përkrahje të sektorit privat.
“Kontributi im në përkrahje të sektorit privat ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh. Si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës do të jap maksimumin tim në hartimin e ligjeve që kanë për qëllim të vetëm avancimin e më tutjeshem të sektorit privat” ka thënë Kurtishaj.
Ai më tutje ka bërë të ditur se plani i Rimëkëmbjes i Partisë Demokratike të Kosovës do të ndihmoj maksimalisht në rimëkëmbjen e bizneseve pas dëmeve që iu ka sjell Pandemia COVID-19, por edhe keqqeverisja nga dy Qeveritë e kaluara.
Kurtishaj po ashtu është zotuar se në Qeverinë e ardhshme më kryeministër Enver Hoxhaj pensionistet, studentet, por edhe të punësuarit në sektorin privat dhe atë publik do të kenë trajtim më të dinjitetshëm.
(Artikull i sponsorizuar si pjesë e fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit)