Shteti që në pranverë e kishte tërhequr vëmendjen e tërë botës me masat e lehta kundër pandemisë, Suedia, ka regjistruar shifër rekorde të infeksioneve të premten.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Suedi u regjistruan 5.990 raste, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 42 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 6.164.
Shkalla e vdekshmërisë nga pandemia në Suedi për numër të banorëve është disa herë më e lartë se shifrat e regjistruara në vendet fqinje të Skandinavisë.
Ndryshe nga shtetet tjera, Suedia në pranverë kishte qasje tjetër ndaj pandemisë, duke mos i mbyllur bizneset dhe duke mos vendosur orë policore.