Suedia ka situatë dukshëm më të përkeqësuar me COVID-19.
Statistikat e Suedisë me COVID-19 janë duke shkuar “në drejtimin e gabuar”, ka thënë kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, në fillim të javës së kaluar.
“Kemi numër të madh të rasteve positive, të tjerë të vdekur. Është një gjendje shumë e rëndë”, u shpreh ai.
“Një pacient në mesin e pesë të infektuarve është në përkujdesve intensive për shkak të koronavirusit”, theksoi ministrja e Shëndetësisë, Lena Hellengren.
Për këtë arsye në ditët e kaluara janë marrë masa të reja për kufizimin e lëvizjes. Një pjesë, jo shumicë, sipas personelit mjekësor të intervistuar nga Telegraph – janë duke injoruar sugjerimet duke bërë që gjendja me COVID-19 të përkeqësohet dukshëm.