×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Suedia heq taksën për qeset plastike

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Një taksë që ka reduktuar konsumin e qeseve plastike në Suedi me më shumë se tre të katërtat në katër vjet do të hiqet të premten, pavarësisht paralajmërimeve se vendimi mund të çojë në rritjen e përdorimit drejt niveleve të mëparshme.

    Siç kujtojnë mediat, që nga futja e taksës prej 3 koronash suedeze (0,25 euro) në maj të vitit 2020, përdorimi i qeseve plastike në vend ka rënë.

    Në vitin 2019, përpara se të futej taksa, njerëzit në Suedi përdornin mesatarisht 74 qese plastike për person çdo vit. Në vitin 2023 ky numër kishte rënë në 17.

    Ligji u prezantua pasi direktiva e BE-së për qeset plastike të vitit 2015 u kërkonte shteteve anëtare të reduktonin në mënyrë dramatike përdorimin.

    Dhe ndër ata që po kritikojnë tani fundin e taksës në Suedi ishte agjencia e qeverisë për mbrojtjen e mjedisit, e cila paralajmëroi se taksa ishte ende e nevojshme për të konsoliduar sjelljet e reja.

    Vitin e kaluar, qeveria e koalicionit të qendrës së djathtë të Suedisë, e mbështetur nga Demokratët e Suedisë së ekstremit të djathtë, njoftoi se taksa do të hiqet.

    Ata thanë se konsumi i qeseve plastike të vendit ishte tashmë nën objektivin e BE-së, që do të thoshte se taksa “nuk konsiderohej e nevojshme për qëllimin e saj”.

    Siç vlerësojnë mediat, tani përgjegjësia i ra industrisë, që të mos fillonte të tregtonte qese plastike, dhe konsumatorët, të cilët shpresohet të kenë “ndryshuar në masë të madhe sjelljen e tyre dhe të mbanin çantat e tyre”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Partia Demokratike e Shqipërisë të shtunën në orën 12:00 do të dalë sërish në protestë, këtë herë për t’u solidarizuar me qytetarët...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Numri i viktimave të shirave të rrëmbyeshëm në provincën e Valencias, 140 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komuniteti...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Shqipëria ka bërë pak progres në luftën kundër korrupsionit dhe kjo falë punës së Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për lirinë e medias...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qenë në një tubim me qytetarët në Kaçanik. Ai ka thënë se të rinjtë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Anton Ndrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) ka folur për “Front Online” lidhur me publikimin e Raportit të...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kë bërë të ditur se sot në mbledhjen e kryesisë të subjektit që ai drejton, kanë diskutuar...
    Lajme31 Tetor 2024
    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bordi i RTK-së e ka votuar Hysen Hundozin për U.D drejtor të RTK-së. Për këtë vendim e ka konfirmuar vet Bordi i...
    Lajme31 Tetor 2024
    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL është shprehur se nga Raporti i Progresit është gjetur në të gjitha fushat mangësi, njëjtë si vitin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.