Një zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunë e Gjilanit dhe një fermer janë arrestuar të enjten në Gjilan. Arrestim ky që vjen në kuadër të aferës “Subvencione 2021”.
U raportuai se të arrestuarit janë Z.P zyrtari i komunës dhe B.T fermeri nga fshati Ponesh.
Të arrestuarit dyshohet për në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendos në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellur me grurë pa dëshirën e pronarit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.