×
  • Lajme
  • Lajme

    Subjektet politike shqiptare humbin një drejtori në Kllokot

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Përfaqësimi i subjekteve politike shqiptare në ekzekutivin e komunës së Kllokotit është reduktuar pasi nga dy drejtori komunale sa i kishin në dispozicion, tani kanë mbetur me vetëm një drejtori.

    Drejtoresha për buxhet dhe financa, Deliza Rexhepi, e cila është pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës dhe në këtë pozitë tani është caktuar një ushtrues detyre nga radhët e komunitetit serb.

    Ish-drejtoresha nuk ka dhënë sqarime për arsyet e dorëheqjes së saj. Sqarime nuk kanë dhënë as drejtuesit e degës së Nismës në Kllokot të cilët i kanë deklaruar Kohës se ditëve në vijim do të deklarohen për këtë çështje.

    Koha mëson se drejtoresha kishte dhënë dorëheqje muaj më parë mirëpo nuk kishte pasur njoftim për publikun.

    Në vitin 2017 kryetari i komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, i cili takon subjektit politik Lista Serbe ishte pajtuar që Drejtoria për buxhet dhe financa të udhëhiqej nga Nisma Socialdemokrate kurse drejtoria e bujqësisë të udhëhiqej nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Nënkryetarja për komunitete në këtë komunë, Selvije Rexhepi, ka konfirmuar dorëheqjen e drejtoreshës por deklaron se nuk është në kompetencën e saj të deklarohet për arsyet e kësaj dorëheqjeje. Ajo deklaron se për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të diskutojnë me kryetarin e komunës për këtë çështje dhe se shprehet skeptike se në Drejtorinë për buxhet dhe financa do të emërohet dikush tjetër nga komuniteti shqiptar pas kësaj dorëheqje.

    “Ajo nuk është duke punuar ka kohë tash e 2 muaj. Nuk është plotësuar ende pozita dhe kryetari i komunës nuk ka kërkuar nga partia me të cilën ka qenë në koalicion një emër. Një ushtrues detyre e ka caktuar dhe ai është nga komuniteti serb. Të them të drejtën nuk e di tash shkaku i pandemisë nuk kemi pasur kontakte me kabinetin e kryetarit në lidhje me këtë çështje” ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual.Ai ka shkruar se vendosja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar për çështjen e doracakëve të MASHT-it për edukimin seksual. Ramosaj ka shkruar se...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot për çështjen e masave që janë vendosur ndaj Kosovës. Stano ka thënë se heqja...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Për shkak të mungesë së noterës Valbona Murtezi-Bytyqi, e cila po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare rreth shitblerjes së një lokali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.