×
  • Sport
  • Sport

    Suarez: Nuk do të festoj nëse shënoj ndaj Barcelonës, por do bëjë me gisht nga dikush

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Luis Suarez u transferua nga Barcelona tek rivalët madrilen, Atletico Madrid për vetëm gjashtë milionë euro. Mënyra se si krerët e Barcelonës e larguan Suarezin nuk ishte shumë e mirë, pasi ky i fundit u shpreh i pakënaqur se si e morri vesh lajmin që nuk do të jetë pjesë e planeve të teknikut Koeman.

    Pas ardhjes së Ronald Koeman tek Barcelona, veçse ishte e ditur nga mediat që Suarez nuk do bëjë pjesë në planet e tij dhe që “Blaugranët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

    Sipas “ESPN” ku 33 vjeçari nga Uruguaji dhe intervistë për ta, ky i fundit u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si Barcelona e trajtoi atë.

    “Çfarë bënë ata më ka lënduar mua dhe familjen time shumë. Mënyra dhe sjelljet e tyre nuk ishin korrekte. Koeman më kontaktoi përmes telefonit dhe më tha të gjeja një klub të ri pasi nuk isha më në planet e tij dhe kjo më ka lënduar shumë, jo fakti që nuk do isha më pjesë e Barcelonës por që të gjithë në klub e dinin madje edhe mediat, fakti që e kam kuptuar para 10 dite dhe askush nuk fliste për të,” tha Suarez.

    “Kam qëndruar me Barcelonën për gjashtë vite dhe gjithmonë ju kam thënë që duhet ta blejnë një sulmues të ri që të jetë konkurentë ndaj meje për në formacion startues, por ata nuk më dëgjonin. Sulmuesit meritojnë që të kenë dikë që mund të jetë konkurentë i fortë, për t’i bërë më të mirë. E meritoja të paktën atë gjë para se ta merrja vesh nga mediat që ata nuk do llogarisin më në mua”

    “Tani jam lojtar i Atletico Madridit dhe jam i lumtur këtu, por nëse do shënoja gol ndaj Barcelonës nuk do çmendesha ose të festoja, vetëm do bëj me gisht nga dikush, ndoshta kuptohet,” shtoi Luis Suarez.

    Suarez do ta ketë shansin e tij që të shënojë ndaj Barcelonës me datën 22 nëntor, ku Barcelona do të udhëtoj drejt “Wanda Metropolitanos” në ndeshjen ndaj Atletico Madridit e vlefshme kjo për pike në La Liga.

    Nga Rubrika
    Sport24 Prill 2025
    Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të ndëshkuar FC “Prishtina” për shkelje të rënda në organizimin...
    Sport24 Prill 2025
    Akil Gjakova ka mbetur pa medalje në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pasi...
    Sport23 Prill 2025
    Llapi është finalist i Kupës së Kosovës në futboll, pasi ka konfirmuar dominimin ndaj Drenicës edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales. Skuadra...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2025
    Vizita e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në Prishtinë është komentuar nga ish-ambasadori Gjergj Dedaj Sipas Dedajt, mungesa...
    Lajme24 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rracin në 24 vjetorin e vrasjes. Omani tha se Rraci ishte patriot i...
    Lajme24 Prill 2025
    Përfaqësues të PDK-së bënë të ditur se kjo parti nuk do të ndryshojë qëndrim as në seancën e nesërme nëse Albulena Haxhiu...
    Lajme24 Prill 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas lajmeve se do të mbyllet Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit. Hoti tha se Kosova...
    Lajme24 Prill 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar sot për një vizitë të shkurtër në Prishtinë. Kjo është një...
    Lajme24 Prill 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e OVL-UÇK, Hysni Gucatin. Këtë e ka bërë të ditur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.