Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara.
Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë javës së festës së Ditës së Falënderimeve, sipas Torry Dooley, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit.
Ultësira perëndimore amerikane deri në pjesën që njihet si “Great Lakes”, pranë Kanadasë, do të përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore të hënën, ndërsa në brigjet lindore amerikane pritet përkeqësim i motit gjatë ditës së festës, të enjten.
Zonat nga Bostoni deri në Nju Jork mund të përballen me reshje dhe erëra të forta. Në pjesët veriore të Nju Hampshërit dhe Meinit mund të bjerë dëborë./Sinjali/