Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Fritz Keller ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Reuters, përcjell FrontOnline.
Keller u detyrua të jap dorëheqje pas presionit të madh pas komenteve naziste, të cilat ai i dërgoi zëvendëspresidentit Rainer Koch në një takiim të bordit drejtues.
Në takimin e mbajtur më 23 prill, Keller e quajti Kochin “Freisler”, duke iu referuar gjyqtarit famëkeq nazist, Roland Freisler.
Keller u zgjodh president i DFB-së në vitin 2019 me idenë që të ketë reforma të plota në këtë instuticion.
Padyshim, ai nuk pati sukses në këtë mision, derisa u bë presidenti i katërt që jep dorëheqje./FrontOnline/
German Football Association (DFB) chief Fritz Keller on Tuesday offered to step down after the end of a sports court hearing next week over a Nazi comment directed at a vice president, with several other top officials set to leave their posts. https://t.co/sE8eWzAtOs
— Reuters Sports (@ReutersSports) May 11, 2021