Covid-19 mund të mbetet në sipërfaqe të tilla si kartëmonedhat, ekranet e telefonit për 28 ditë.
Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës Australiane thonë që koronavirusi mund të mbijetojë më gjatë në sipërfaqe nga sa mendohej.
Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtiten ose flasin.
Por ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat në ajër, si dhe në sipërfaqe të tilla si metali dhe plastika.
Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik inox , megjithëse rezultatet ndryshojnë.
Por, studimi i fundit nga agjencia Australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte “jashtëzakonisht i fortë”, duke mbijetuar për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si ekrani i telefonit celular dhe kartmonedha.
Në krahasim, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë.