×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi: Ilaçet popullore për humbjen e peshës dhe diabetin rrisin rrezikun e verbimit

    FrontOnline
    05 Korrik 2024

    Njerëzit që marrin medikamentet për të trajtuar diabetin dhe obezitetin, Ozempic ose Ëegovy mund të kenë një rrezik më të lartë të zhvillimit të një forme të rrallë verbërie, sipas një studim të ri.

    Verën e kaluar, mjekët në Mass Eye and Ear vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë pacientësh me neuropati optike ishemike anteriore jo-arteritike, NAION, një lloj goditjeje në sy që shkakton humbje të papritur të shikimit pa dhimbje në njërin sy.

    Raste të tilla janë të rralla. 10 në 100.000 njerëz mund ta përjetojnë atë, por mjekët vunë re tre raste brenda një jave dhe secili prej tyre përdorte medikamente për diabetin ose obezitetin.

    Një vështrim pas në të dhënat mjekësore gjatë gjashtë viteve të fundit, tregoi se njerëzit me diabet kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me NAION nëse merrnin një semaglutide me recetë, dhe ata që ishin mbipeshë ose obezë kishin mbi shtatë herë më shumë gjasa të përjetonin sëmundjen nëse po merrnin mjekimin.

    Megjithatë, studimi, i publikuar të mërkurën në revistën mjekësore JAMA Ophthalmology, nuk mund të vërtetojë se medikamentet semaglutide shkaktojnë NAION.

    Novo Nordisk, prodhuesi i medikamenteve të vetme semaglutide në SHBA, theksoi se të dhënat në studimin e ri nuk janë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje shkak-pasojë midis përdorimit të ilaçeve semaglutide dhe NAION.

    “Siguria e pacientëve është një përparësi kryesore për Novo Nordisk dhe ne i marrim shumë seriozisht të gjitha raportet në lidhje me efektet anësore nga përdorimi i ilaçeve tona”, shkroi një zëdhënës i kompanisë në një email për CNN.

    Ekspertët pajtohen që rreziku i mundshëm i NAION nuk duhet të pengojë përdorimin e medikamenteve semaglutide për trajtimin e diabetit ose obezitetit. Ndërkohë, mënyrat se si semaglutidet ndërveprojnë me sytë nuk janë kuptuar plotësisht.

    Ndryshimet në nivelet e sheqerit në gjak mund të ndikojnë në shikimin, tha Dr. Disha Narang, një endokrinologe dhe drejtore e mjekësisë së obezitetit në Endeavor Health në Çikago.

    Etiketat e miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA për Ozempic dhe Ëegovy rendisin ndryshime të shikimit te efektet anësore të mundshme, dhe Novo Nordisk po heton rastet. Për momentin, pacientët të cilët janë duke marrë semaglutide ose duke marrë në konsideratë trajtimin duhet të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet me mjekët e tyre, veçanërisht ata që kanë probleme të tjera të nervit optik, thonë ekspertët. /TCh/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Dhjetor 2024
    Konkretisht, bëhet fjalë për pajisje më të vjetra se 10 vjet, të cilat ende përdorin sistemin operativ Android KitKat. Pajisjet me këtë...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Të bëhesh nënë, si shumë nga përvojat e mëdha të jetës, është një situatë kontrastesh: mund të jetë pika më e lartë...
    Të tjera
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Kryetari i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, për FrontOnline ka deklaruar se nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në shumë qytete të Kosovës, mungesa e energjisë elektrike është bërë një problem shqetësues që ka prekur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve, por...
    Kronika29 Dhjetor 2024
    Një burrë në Viti dyshohet se derisa ishte në një restorant i është përkeqësuar gjendja, e si pasojë ka humbur dhe jetën....
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Siguria në shkolla është gjithnjë e më e diskutuar në Komunën e Prishtinës, duke pasur parasysh rritjen e shqetësimeve për sigurinë e...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e kanosi një prokuror shteti. Ai është dërguar...
    Lajme29 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike në familjen e tij. “DHUNË NË FAMILJE- Podujevë /...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.