×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

    FrontOnline
    16 Maj 2024

    Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj.

    Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

    Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

    Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

    Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

    Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

    Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjentë, zbavitës dhe miqësorë.

    Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

    Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

    Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

    Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Janar 2025
    Çelësi i jogës për gjumë është të përmbaheni me poza të qeta dhe restauruese. Megjithëse mund të jetë joshëse të mendosh se...
    Lifestyle02 Janar 2025
    Ata që dëshirojnë të humbasin kilogramët e tepërt që janë shtuar gjatë sezonit të festave, nuk duhet të anashkalojnë mëngjesin, sugjerojnë shkencëtarët...
    Lifestyle02 Janar 2025
    Sado emocionuese, argëtuese dhe të gëzueshme që mund të jenë pushimet, shumë njerëz i shohin ato si stresuese. Stresi jo vetëm që...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë. Rastin për Front Online e...
    Sport03 Janar 2025
    Ndërsa afati i transferimeve të janarit 2025 është hapur, klubet po presin me padurim nënshkrime të reja për të forcuar ekipet për...
    Vip03 Janar 2025
    Pasi kishte vite pa e parë, artistja Parashqevi Simaku u takua më në fund sot me djalin e saj, Luke. Pamjet të...
    Lajme03 Janar 2025
    Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur. Nga mbi tri orë sa ishin duke pritur më herët, tani mërgimtarët...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Shefja e Komisionit Evropioan von der Leyen është sëmurë me ‘pneumoni të rëndë’ dhe ka anuluar të gjitha takimet e saj për...
    Vip03 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, i 23-ti me radhë, i cili si zakonisht padyshim që premton shumë për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.