Përzierja e vaksinave kundër Covid mund të prodhojë edhe më shumë antitrupa sesa përdorimi i të njëjtës dozë përforcuese, tregon një studimi i fundit i sponsorizuar nga qeveria amerikane, rezultatet e të cilit po priteshin me padurim, thotë Bloomberg.
Ky është studimi i parë madhor në SHBA që krahason efektet e përdorimit të vaksinave të llojeve të ndryshme me ato të dozave nga i njëjti lloj.
Testi i ndërlikuar u krye me mbi 450 persona dhe mati efektet që kishte administrimi i një vaksine përforcuese të vaksinave Moderna, Pfizer -BioNTech dhe Johnson & Johnson tek ata që fillimisht kishin marrë një vaksinë tjetër.
Në përgjithësi, rezultatet zbuluan se përzierja e vaksinave rezultoi në nivele të krahasueshme ose edhe më të larta të antitrupave neutralizues krahasuar me nxitjen që jep përdorimi i të njëjtës vaksinë. Shkalla e efekteve anësore ishte e ngjashme me ato që u vunë re tek grupet te cilat morën dozën shtesë, thonë hulumtuesit.
Këto të dhëna sugjerojnë sipas tyre, se nëse një vaksinë miratohet apo autorizohet si përforcuese, një përgjigje imune do të gjenerohet pavarësisht nga regjimi fillestar i vaksinimit Anti-Covid-19, raporton TCH.
Detaje të mëtejshme rreth studimit pritet të zbulohen këto ditë, kur të mblidhet paneli këshillimor i FDA, ku kërkuesit do të bëjnë një prezantim më të plotë të gjetjeve të tyre.