Njerëzit me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol me recetë, mund të rrisin rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, sugjeron një studim.
Mjekët duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin këtë ilaç për shumë muaj, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut.
Ekspertë të tjerë thonë se nevojiten kërkime në më shumë njerëz për një periudhë më të gjatë kohore për të konfirmuar gjetjet.
Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një ilaç afatshkurtër për dhimbjet, por gjithashtu i përshkruar për të menaxhuar dhimbjet kronike, pavarësisht nga dëshmitë e pakta të përfitimit të tij për përdorim afatgjatë.
Presioni i lartë i gjakut prek një në çdo tre persona në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Studimi gjurmoi 110 vullnetarë, dy të tretat e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin.
Në një provë të rastësishme, atyre iu kërkua të merrnin 1 gram paracetamol katër herë në ditë për dy javë, një dozë e zakonshme për pacientët me dhimbje kronike dhe më pas pilula bedel, ose placebo, për dy javë të tjera.
Prova tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, “një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, shumë më tepër se një placebo, tha farmakologu klinik i Edinburgut Prof. James Dear.