Që nga fillimi i përhapjes së virusit korona edhe në Kosovë, në mars, shumë aktivitete kulturore e edukative vazhdojnë të mbesin të pezulluara. Njëra nga to ka të bëj me mbylljen e bibliotekave tash e mbi 6 muaj.
Në një situatë të tillë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, përmes një faqeje në Facebook i janë drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të mundësoj hapjen e bibliotekës “Hizni Sylejmani”.
Studenti Mevludin Rahimaj, përmes postimit në grupin “Network Prishtina” në Facebook, i ka bërë të ditur Ahmetit se studentët në pamundësi me lexu në bibliotekë po shkojnë nëpër kafe dhe se aty distanca fizike është minimale.
Postimi i plotë i tij:
“Përshëndetje Z. Shpend A. Ahmeti.
Ka një kohë të gjatë që studentët nuk munden me shku në bibliotekën Hivzi Sylejmani me lexu brenda. Shërbimi i vetëm është huazimi i librit, e studentët me pamundësi me lexu në bibliotekë, po shkojnë nëpër kafe.
Biblioteka i ka rregullu ulëset vetëm për një student PËR bankë dhe kushtet higjienike janë në nivel.
Kafet në anën tjetër kanë shumë pak distancë sociale. Z. Shpend, ju lutem na hapni bibliotekën ti japum provimet e nëntorit, mos t’sillemi kafeve.