Struci nuk është edhe aq frikacak sa ç’e tregojnë. Të paktën ky struc i restorantit Mrizi i Zanave që i është sulur këngëtarit të njohur Devis Xherahu.
Ndonëse sipërmarrësi Altin Prenga thotë se e ka paralajmëruar, Devisi dhe prezantuesja e “E Diell” Eva Murati duket se nuk ia kanë vënë veshin. Struci i inatosur i është sulur këngëtarit, i cili ia ka futur vrapit, ndërsa Eva Murati dëgjohet teksa thërret me të madhe.
“I thashë Devis Xherahut se struci është i rrezikshëm, ska problem se merrem unë me të më tha”, shkruan Prenga.
Ndiqni situatën komike: