Noizy dhe Stresi konsideroheshin si dy rivalet më të mëdhenj para disa vitesh në hip-hopin shqiptar.
Ndërsa, grindjes ata i dhanë fund afër një vit më parë.
Shpesh herë ata janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit ku dhe i kanë bërë komente të ndryshme njëri tjetrit.
Së fundmi Stresi bëri një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjetin social Instagram.
Ai është pyetur se nëse do të sjellin një bashkëpunim së bashku me Noizyn.
“Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen“, ishte përgjigjja e reperit.
Ndryshe të dy artistët po vazhdojnë me projekte individuale.