Gjatë “prime-t” të së premtes në “BBVK”, Vedati dhe Stresi patën një debat mes tyre.
Kjo pas deklaratës së Stresit për ish gruan e tij dhe sëmundjen e saj, shkruan lajmi.net.
Mbrëmjen e kaluar Stresi ka thënë për Vedatin, se e njeh vetëm nga televizioni.
“Vedatin nuk e njoh, përpos televizorit dhe ‘YouTube’, respekt dhe burrë i mirë më duket, i sjellshëm dhe kështu. Nuk i din detajet, unë kam bërë burg të shkoj atje. Nuk jam duke shkuar në Bullgari as në Rumani, është fjala për një kontinent tjetër”, ka thënë Stresi.
Me anë të këtyre komenteve, Stresi ka lënë të kuptohet se në planet e tij është udhëtimi drejt Kanadasë, atje ku edhe jeton ish partnerja e tij, Kejsi.