Para pak ditësh ka ndodhur një sherr mes dy rep-artistëve, ku kësaj radhe i përfshirë ishte Arkimed Lushaj i njohur me nofkën “Stresi”. Ai së bashku me grupin e tij rrahën ish-anëtarin e grupit “TBA”, Arben Simonin i njohur ndryshe si “BMT”.
Siç shihet edhe nga pamjet, BMT, ndodhet brenda një makine, ndërsa grupi i Stresit shkatërron automjetin me shkop bejsbolli dhe godasin Arben Simonin pa pushim.
Ky i fundit ul kokën dhe mbrohet tek shoferi, i cili u thotë të rinjve që është thjesht një taksixhi dhe asgjë më shumë.
Ndërkohë, BMT, fsheh fytyrën për të mos u kapur nga kamera dhe nuk e ngre atë në asnjë moment.
“Jam djali i Sali Lushës, ky më ka prekur familjen, nuk kam gjë me ty”, dëgjohet të thotë Stresi, teksa i kërkon BMT që të ngrejë fytyrën.