Stresi dhe Xhuli kanë rregulluar raportet e tyre pas më shumë se 80 ditë.
Por duket se kaq zgjati mrekullia.
Ata janë përplasur sot sërish në “Big Brother VIP Kosova”.
Shkak kësaj here është bërë videoja e famshme intime e Xhulit, e cila dikur ishte shpërndarë me të madhe në internet dhe faqet e filmave për të rritur.
Xhuli ishte ajo e cila i ka përmendur këtij të fundit për ofendimet që ia ka bërë Stresi në vazhdimësi.
Mes të tjerash ajo ka përmendur faktin se si Stresi i ka thënë “të gjithë ta kanë parë”, duke iu referuar publikimit të videos së famshme.
Në të njëjtën kohë, Stresi vazhdimisht e ka kundërshtuar Xhulin duke i thënë edhe “Po shpif” në disa raste.
“Ti je në gjendje të bësh gjithçka për lojë”, është dëgjuar mes të tjerash reperi duke i thënë modeles.