Para dy ditësh u komentua mjaft shumë në media pajtimi në mes Stresit e Clevio.
Rep-artisti Stresi i shkoi edhe në shtëpi Clevios ku qëndroi disa kohë më të.
Mirëpo duket se ky ribashkim zgjati pak pasi në një video-incizim që ka bërë Stresi, paralajmëroi Clevion të rrijë mirë e mos të rrijë “duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok”.
“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit,”- thotë Stresi.