Reperi i njohur, Stresi është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova duke u kthyer edhe njëri prej personazheve më të komentuara.
Reperi nga Shqipëria është përfshirë në debate të ndryshme teksa edhe nuk heziton të flas për jetën e tij personale.
Ai publikisht pranoi se pas eksperiencës në BBVK pret që të rikthehet me ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.
Ndërsa, në një diskutim që ka patur së fundmi me banorin tjetër, Andi Artanin ka treguar se nuk i pëlqen të jetë në lidhje me një femër nga showbizzi dhe se preferon të jetë me ato që janë larg vëmendjes.
“E kam provuar tek të rëndat nuk kam shkuar te të lehtat kurrë, këtu jemi në Big Brother mundesh me u njoft me një femër, por mos prit kur të dalësh nga këtu nuk do të jetë njëjtë pastaj shkojnë duke u shtrënguar gjërat, kur të dalësh secili do t’i ketë planet e veta individualisht të famshëm, un nuk kam gjë me femrat e showbizzit, kam provuar të kem lidhje me femrat e showbizzit por nuk më pëlqen, jo se i gjykojë, ato kanë jetën e tyre unë timen, por nuk kam kohë të kem një femër në qendër të vëmendjes, më para gjej një femër si ish-bashkëshortja ime që i bën tri punë që nuk ka kohë as në vikend vetëm të dielave apo në raste festash, më vjen keq për të sepse unë kam qenë gjithë jetën njeri i lirë”, ka thënë Stresi.
Ndërkohë, theksojmë që Stresi në ditë e parë pas hyrjes në shtëpinë e famshme u pa i afërt me modelen Gresa Hoti, por dyshja kanë sqaruar se mes tyre ka vetëm raport shoqëror.
Ndryshe, banorët e BB VIP Kosova janë drejt synimit të çmimit të madh prej 200 mijë eurosh.