Reperi i njohur, Stresi po vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brtoher VIP Kosova.
Rap-artisti nga Shqipëria është kthyer në një prej banorëve më të komentuar duke u përfshirë në shumë debate me banorët e tjerë.
Ai gjithashtu ka treguar një anët tjetër të tij duke rrëfyer për jetën e personale dhe raportin me ish-bashkëshorten Kejsin.
Që në ditët e para në shtëpinë e famshme, Stresi ka pranuar se po tenton të rikthyer sërish me partneren madje edhe ka kërkuar një konfirmim nga ana e saj.
Pas disa javësh një ‘dritë jeshile’ erdhi nga ana e Kejsit, e cila i dërgoi një video-mesazh reperit për t’i treguar se po e mbështet dhe se për gjërat e tyre private do të mund të flasin pasi ai të dalë nga BBVK.
Stresi u shpreh i lumtur për mesazhin që mori nga ajo, dhe ndërkohë po vazhdon akoma të flas për të me shumë admirim.
Edhe së fundmi, Stresi teksa po fliste me çiftin Gresa dhe Andi ai iu dha disa këshilla që të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre.
Ai tha se ish-gruaja e tij e ka përkrah vazhdimisht në karrierën e tij muzikore, ndonëse ai fillimisht nuk e priste një gjë të tillë.