Arkimed Lushaj – Stresi tashmë është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Ai qëndroi plot 103 ditë brenda dhe arriti të marrë çmimin e madh prej 160 mijë eurosh.
I njëjti ka reaguar disa herë pas daljes dhe fitores nga BBVK, teksa ka falënderuar të gjithë që e kanë votuar e mbështetur.
Në një live në rrjete sociale, reperi nga Shqipëria u ka kërkuar të gjithë ndjekësve që ta përkrahin Luizin deri në finale.
Këngëtari ka bërë thirrje nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare që të mbështetet Ejlli, duke shtuar se është një djalë shembullor.
“Të gjithë që jeni këtu, ju kisha bërë thirrje gjithë popullit të Kosovës, gjithë Maqedonisë, Tetovës e kemi një banor tjetër, mik shumë i imi i ngushtë është Luizi që do ta suportojmë deri në fund në Shqipëri që po bën namin. Unë ju kisha thënë ta mbështetim maksimalisht sepse është djalë shembullor”, tha ai.
Stresi theksojmë që ngeli në fund të finales me aktorin Vedat Bajrami, i cili u rendit i dyti më i votuar nga publiku në BBVK.